E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia do të  mbikëqyrë  zbatimin e masës së arrestit shtëpiak nga Berisha
Lajme

Policia do të mbikëqyrë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak nga Berisha

Masa e sigurimit “Arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, do të mbikëqyret nga SPAK dhe shërbimet e policisë gjyqësore nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

SPAK për mbikëqyrjen e zbatimit të masës u lë detyrë policisë, e cila cakton një polic apo dy, të cilët do të shkojnë çdo ditë dhe do të trokasin në derën e banesës së Berishës në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti“, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë dhe do të verifikojnë nëse Berisha është në banesë.

Pasi bën verifikimin, punonjësi i policisë shënon që Berisha është në banesë ose jo dhe më pas largohet pasi bën kontrollin. Vendoset një orar i caktuar të cilin e vendosin vetë ata për të bërë kontrollin e zbatimit të masës çdo ditë. Nuk do të qëndrojë polici te dera 24 orë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.