E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Kosovës konfiskon municione luftarake në Mitrovicë
Lajme

Policia e Kosovës konfiskon municione luftarake në Mitrovicë

Aksion në Mitrovicën e Veriut/ Policia e Kosovës konfiskon

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën ndërmori një aksion në Mitrovicën e Veriut pas informatave për praninë e municioneve të rënda luftarake.

Dhe, në fakt pas kontrollit, policia deklaroi se u gjetën katër granata dore, tetë maska gazi si dhe municione të ndryshme si fishekë, pajisje optike për snajper, pajisje për pastrimin e armëve si dhe kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave.

Aksion në Mitrovicën e Veriut/ Policia e Kosovës konfiskon

Një person është arrestuar dhe është shoqëruar në polici, dhe për momentin ka zgjedhur të heshtë dhe të mos japë informacion. Me vendimin e prokurorit personi në fjalë do të qëndrojë nën masën e ndalimit për të paktën 48 orë.

Policia e Kosovës i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo aktivitet të dyshimtë për të kontribuar në sigurinë e vendit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.