E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Lezhës arreston 16-vjeçarin shpërndarës droge
Lajme

Policia e Lezhës arreston 16-vjeçarin shpërndarës droge

Dy persona u arrestuan nga Policia e Lezhës për trafik droge.

Nga specialistët e Seksionit kundër narkotikëve, pas një pune hetimore nisur nga informacione të siguruara në rrugë policore,  u bë arrestimi në flagrancë i 16-vjeçarit me inicialet E.F. 16 vjeç , banues në Lezhë.

Ai dyshohet si posedues i rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis – sattiva , të cilën dyshohet se do ta shpërndante në doza të vogla në afërsi të shkollave.

Gjithashtu , po nga specialistët e  Seksionit për Hetimin  e  Narkotikëve, u bë ekzekutimi i vendimit  të Gjykatës së Lezhës, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Anton Koka, 31 vjeç , banues në Lezhë

Veprat penale në ngarkim të tij , ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.