E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Shtetit: Kemi nisur hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku mbeti i vrarë Klodian Rasha
Lajme

Policia e Shtetit: Kemi nisur hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku mbeti i vrarë Klodian Rasha

Policia e Shtetit ka dalë me një reagim zyrtar për ngjarjen e një dite më parë ku mbeti i vrarë i riu Klodian Rasha.

Në reagimin e publikuar në rrjetin social Facebook thuhej se të gjithë janë të prekur nga kjo ngjarje dhe se Policia e Shtetit po punon intensivisht dhe ka nisur një hetim për të zbuluar të gjitha rrethanat dhe faktorët e tjerë që çuan në incidentin fatal.

Reagimi i plotë:
Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, e cila përfundoi me vrasjen tragjike të të riut Klodjan Rasha, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmve dhe qytetarëve të lënduar nga ky akt.

Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.