E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Shtetit reagon ndaj deklaratave të Berishës: Nuk përfshihemi në çështje politike, kryejmë detyrën sipas ligjit
Publik News

Policia e Shtetit reagon ndaj deklaratave të Berishës: Nuk përfshihemi në çështje politike, kryejmë detyrën sipas ligjit

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës se në selinë e PD ndodhen forcat RENEA.

Policia shpreh keqardhje për përgojimin që i bëhet në debatin e brendshëm të një partie politike. Ajo thotë se nuk përfshihet në një debat të tillë dhe se bën detyrën sipas ligjit.

Reagim i Policisë së Shtetit

Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës.

Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.

Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik.

Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.