E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Shtetit shpall listën e kandidatëve; emri që kryeson renditjen
Lajme

Policia e Shtetit shpall listën e kandidatëve; emri që kryeson renditjen

Gara për drejtuesit  e qarqeve

Policia e Shtetit bën me dije se në bazë të vlerësimit të marrë do të bëhet dhe përzgjedhja e drejtuesve të rinj të polixisë në 12 qarqet e vendit.

Në garë hynë 38 kandidatë, ndërsa nuk u paraqitën në fazën e intervistës 3 konkurentë Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu.

“Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit, vendosi të shpallë listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë procesit të konkurrimit.

Konkurrentët Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu nuk u paraqitën në fazën e intervistës.

Konkurrentët kanë të drejtën e ankimimit brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit me vlerësimin përfundimtar të secilit”, njofton policia.

I pari në renditje është Vilson Bala me 91 pikë, ndërsa i fundit  në vendin e 38-të është Izet Hysa.

Rezultatet e vlerësimit të konkurentëve
1- Vilson Bala 91.00 pikë
2- Elidon Çela 87.33 pikë
3- Elton Alushi 85.33 pikë
4- Fatmir Lleshaj 82.33 pikë
5- Luigj Vathi 78.67 pikë

Vlerësimi i pikëve që ka marrë secili kandidat:

Gara për kryepolicët e qarqeve, Policia e Shtetit shpall listën e

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.