Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e vrasjes që ndodhi mesnatën e sotme në stadiumin “Dinamo”.
Si fillim viktima është zënë më një 19-vjeçar, më pas në sherrin midis tyre ka ndërhyrë vëllai i 19-vjeçarit, i cili është edhe autori i vrasjes, ai quhet Eugen Bitraj dhe është 24-vjeç
Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 31.07.2017, rreth orës 23.30 në rrugën ” Gjin Bue Shpata”, shtetasi M.M., 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.B., 19 vjeç.
Në ndihmë të shtetasit D.B, ka ardhur kushëriri i tij shtetasi E. B., së bashku me shtetasit K. A., dhe M.A. Gjatë konfliktit shtetasi E. B., ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.
Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesional të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit:
– Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe janë arrestuar si bashkëpunëtore në krim shtetasit:
– Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë.
– Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë .
– Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.
Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




