Policia “furtunë” në rrugë, e pëson i forti “Lamborghini” dhe qindra shoferë
TIRANË – Gjatë 48 orëve të fundit, policia e Tiranës ka shtuart kontrollet në rrugë në funksion të rregullimit të trafikut, kryesisht në zonat ku po kryhen punime, për zhvillimin e projektit të unazës së madhe, pranë shkollave publike dhe jo publike si dhe zona të tjera të kryeqytetit ku evidentohet ngarkesë e shtuar trafiku.
Burime zyrtare bëjnë me dije se 4 drejtues mjetesh janë vënë në pranga, ndërsa janë gjobitur dhe panelizuar disa të tjerë.
Konkretisht policia njofton se janë :
– Arrestuar në flagrancë 4 drejtues automjetesh në gjendje të dehur dhe të pa pajisur me leje drejtimi.
-Konstatuar dhe proceduar administrativisht 12 drejtues automjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
-Ndëshkuar me masë administrative 12 drejtues mjetesh për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.
– Ndëshkuar me masë administrative 14 drejtues mjetesh për xhama të errësuar jo në perputhje me kriteret e miratuara në udhëzimin përkatës.
-Pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.
-Ndëshkuar me masë administrative 56 drejtues motomjetesh për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.
-Ndëshkuar me masë administrative 112 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.
– Ndëshkuar me masë administrative 436 automjete për ndalim qëndrimi dhe parkime të tjera në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



