E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia gjen armë, mina dhe uniforma serbe në Mitrovicën e Veriut
Lajme

Policia gjen armë, mina dhe uniforma serbe në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës ka zhvilluar një tjetër operacion në Mitrovicë të Veriut, ku si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët janë zbuluar dhe sekuestruar armë, municion dhe materiale të tjera të paligjshme.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Rajonale të Policisë, aksioni është realizuar më 28 janar në lagjen Bërxhane, pas informacioneve se në një objekt të braktisur mund të ruheshin mjete të rrezikshme dhe të ndaluara me ligj.

Gjatë kontrollit të ambientit, efektivët e policisë kanë gjetur një minë kundër këmbësorisë të pajisur me detonator, sasi municioni të kalibrave të ndryshëm, barut, pajisje ushtarake, si dhe uniforma dhe këmisha të Policisë së Serbisë.

Për shkak të rrezikut që paraqiste materiali eksplodues, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese, e cila ka kryer procedurat e nevojshme për sigurimin dhe largimin e tyre.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet po vijojnë për identifikimin e personave përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/1198720989134824?ref=embed_post

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.