Policia jep detajet: Grupi kriminal tentoi të shkëmbente drogën me trafikantë ndërkombëtarë!
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin antikanabis të zhvilluar në bashkëpunim edhe me Guardia di Financa. Sipas policisë bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal i cili tentoi të trafikonte drogë me qëllim për ta shkëmbyer në det me trafikantë ndërkombëtarë me lëndë të tjera.
Sipas zv.drejtorit të policisë Sokol Bizhga, operacioni nisi në orën 22:00 të mbrëmjes së 14 gushtit dhe u përmbyll pasditen e djeshme në orën 18:00.
Ai u shpreh se trafikantët sapo pikasen policinë i vunë flakën një veliere ku ndodhej droga. Po ashtu, Bizhga tha se jane sekuestruar 28 kg kanabis, 45 mijë euro dhe 2.5 mln lekë.
Në pranga janë vënë 6 persona, ku mes tyre është edhe një ish punonjës policie.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



