POLICIA JEP LAJMIN E HIDHUR PËR FIERAKUN E ZHDUKUR: 2 QYTETARË DONIN T’I JEPNIN NDIHMË POR AI S’BËRI PËRPJEKJE PËR TË SHPËTUAR
Detaje të reja tronditëse nga zhdukja e Nazmi Goxhajt nga Patosi i Fierit i cili ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej datës 21 mars 2018 dhe dyshohet të jetë mbytur.
Policia bën me dije se 54 vjeçari është parë nga dy qytetarë në lumin pranë fshatit Daullas. Sipas policisë, ndonëse qytetarët kanë dashur t’i japin ndihmë, ai s’ka bërë asnjë përpjekje për të shpëtuar .
Zyrtarët blu bëjnë me dije se, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 54-vjeçarit dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Foto e Namzi Goxhajt
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasi M.G, ka dhënë kallëzim se babai i tij, shtetasi N.G, 54 vjeç, ka humbur kontaktet me familjarët.
Nga hetimet e kryera dhe nga deklarimet e mara nga qytetarët, dyshohet se shtetasi N.G është parë në lumin pranë fshatit Daullas nga 2 qytetarë të cilët kanë dashur t’i japin ndihmë por ai s’ka bërë asnjë përpjekje për të shpëtuar.
Eshtë bërë kërkimi i tij nga ana e policisë në të gjithë gjatësinë e lumit me varka dhe me Polumbarët e Repartit Renea.
Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e këtij shtetasi dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




