E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia kap kontejnerin me 2 ton kokainë në Kolumbi
Lajme

Policia kap kontejnerin me 2 ton kokainë në Kolumbi

Policia kolumbiane ka arritur të konfiskojë në portin turistik të Cartagena de Indias, në veri të Kolumbisë 2279 kg kokainë.

Raportohet se agjentët e gjetën drogën të fshehur në pako, brenda një kontejneri që po shkonte në qytetin holandez të Roterdamit.

Alarmet u shkaktuan për shkak të një sërë parregullësish në dokumentacionin e mallit përpara se të dërgohej.

Falë kësaj dhe një skaneri që më pas kontrolloi kontejnerin, policia zbuloi pakot e kokainës. Konfiskimi i kokainës i ka shkaktuar një humbje afro 100 milionë dollarë trafikantëve të drogës.

“Kjo drogë mund të shpërndahej në tregjet e Turqisë, Spanjës, Italisë dhe Shqipërisë.”-thotë Ricardo Alarcón, drejtor i Njësisë Kundër Drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.