E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia maqedonase arreston 2 serbë
Publik News

Policia maqedonase arreston 2 serbë

Policia e Maqedonisë ka njoftuar se janë arrestuar H.F (33) dhe M.F (37) nga Serbia për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale të dënueshme sipas nenin 418 të Kodit Penal.

“Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar mbrëmë në ora 23:30 në autostradën A-1, te tuneli Javorica, policët bashkërisht me zyrtarë policorë nga Sllovenia, kanë gjetur në kamionin e tyre 62 emigrantë”, sqarojnë nga policia.

Nga MPB njoftojnë se dy personat janë nga Serbia dhe janë mbajtur për procedurë të mëtejshme.

“Gjatë kontrollit të kamionit të llojit ‘MAN’, ta tabela të Serbisë, e drejtuar nga G.F, ndërsa bashkë me të ka qenë M.F, janë zbuluar 62 emigrantë. Emigrantët janë dërguar në Qendrën e Pranimit në Gjevgjeli për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.