E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia monitoron për dy orë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, 65 shoferë bien në grackë. Ja çfarë bënë
Lajme

Policia monitoron për dy orë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, 65 shoferë bien në grackë. Ja çfarë bënë

Policia e Tiranës ka pasur sot ne perparesi monitorimin e sjelljes se shofereve ne bukevardin “Deshmoret e Kombit” ne kryeqytet, ku pergjate 2 ore monitorimi kane rene ne “gracke” 65 shofere.

Siguria e këmbësorëve në vendkalimet e përcaktuara, ishte përsëri sot në ??, e rrugoreve ?‍♀? të kryeqytetit, ku me gjith punën ?✍dhe rezultatet e arritura, në funksion të planeve “Tispol Gusht 2018” janë të shumta shkeljet ku drejtuesit e mjeteve të të gjitha kategorive, nuk u japin përparësi ??‍♂?‍♀ edhe në vendkalimet e tyre në zonën më të rëndësishme të kryeqytetit, Bulevadin Dëshmorët e Kombit, zonë e cila në këtë kohë është thuajse çdo ditë më e vizituara nga turistët e huaj dhe sjellje të tilla, jo vetëm cënojnë sigurinë rrugore, por edhe japin një imazh tejet negativ për turistët.

Pamjet e rregjistruara në Bulevard përgjatë dy orë monitorimi, rregjistruan 65 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre, 15 nga të cilët rezultuan edhe me mangësi të tjera në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe praktikat për këto raste, ju përcollën Organit Administrativ Shtetëror, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për shqyrtim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.