E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia ndalon sende të paligjshme para sfidës Shqipëri-Çeki, Balla: Aktet e dhunës në stadiume të marrin fund!
Lajme

Policia ndalon sende të paligjshme para sfidës Shqipëri-Çeki, Balla: Aktet e dhunës në stadiume të marrin fund!

Teksa nuk na ndajnë shumë orë nga sfida Shqipëri-Çeki, policia ka sekuestruar disa sende të paligjshme që mendohet se do të përdoreshin në stadiumin ‘Air Albania’ nga tifozët.

Ky fakt është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“🔴 Ndërsa dhe pak orë na ndajnë nga ndeshja e futbollit Shqipëri-Republika Çeke, dua të përsëris thirrjen drejtuar tifozëve të heqin dorë nga përdorimi i flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe aktet e dhunës në stadiume duhet të marrin fund. Policia e Shtetit ka ndaluar në disa pika kontrolli grupe tifozësh, në zotërim të materialeve të ndaluara. Kujtojmë se UEFA do të ndëshkojë Shqipërinë të luajë pa tifozë, në ndeshjen e fundit në grupe me Ishujt Faroe, në rast se do të përsëriten akte dhune apo do të përdoren lëndë piroteknike. Duhet zbatim i plotë i rregullave të UEFA dhe ndalim të personave përgjegjës të hyjnë në stadiume!”, shkruan në rrjetet sociale Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.