E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia në Shqipëri mbledh gëzhojat dhe identifikon viktimat dhe makinat e djegura
Publik News

Policia në Shqipëri mbledh gëzhojat dhe identifikon viktimat dhe makinat e djegura

Atentatorët  ndjekin në lajme njoftimet e policisë

Në vetëm pak ditë, me një diferencë shumë të vogël, grupet kriminale bënë bujë në Shqipëri. Persona ende të paidentifikuar, që brenda 6 ditësh vranë 4 persona dhe plagosën një tjetër, ende të lirë nëpër Shqipëri dhe nuk janë kapur ende nga policia dhe nuk janë dënuar nga drejtësia shqiptare.

Bazuar në taktikën e ndjekur nga këta persona të cilët mbeten mister, por që po marrin jetë njerëzish me të shkuar kriminale, duket se ngjarjet janë të mirëfinancuara dhe synojnë ndryshimin e hartës së krimit krahas një hakmarrjeje të egër mes grupeve kriminale.

E ndonëse këto grupe kriminale po vrasin në mes të ditës e në mes të natës, policia bën sehir dhe e vetmja gjë që bën duke u bazuar në detyrën që ka, është të mbledhë gëzhojat nga vendi ku ndodh ngjarja dhe të identifikojë viktimat që shumica ikin nga jeta në lule të rinisë.

Atentatorët kanë më të fortë se policia dhe drejtësia shqiptare, pasi në fund të çdo atentati, djegin makinat dhe zhduken sikur të mos ekzistojnë, teksa familjarët e viktimave qajnë me ditë, muaj, vite familjarët që mbetën të pajetë në këto atentate kriminale dhe të rrezikshme.

Në atentatin e 17 korrikut ku u vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, policia nuk ka arrestuar asnjë person deri më tani përveç dyshimeve dhe kontrolleve në shtëpitë e të dyshuarve të përhershëm, të cilët kësaj radhe sipas policisë kanë ikur jashtë Shqipërisë. Madje policia nuk mblodhi të gjithë gëzhojat.

Sa i përket ngjarjes së djeshme, autorët që zbrazën armën në drejtim të Ylli Brahimit i plagosur dhe Klisman Preçi, viktimë u futën në mes të qytetit, ndoqën objektivin, u pozicionuan pranë shtëpisë së tij dhe pritën deri në momentin që qëlluan mbi dy shënjestrat e ngjarjes.

Në këto momente, edhe autorët që vranë Vatën, Hoxhën, Martinajn edhe autorët që zbrazën plumbat tek Preçi dhe Brahimi, po shohin lajmet për ta, ndërsa policia bën deklarata për luftën pakompromis kundër krimit, ndonëse kriminelët që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë ecin të lirë dhe pa marrë dënimin e merituar për jetët që kanë marrë./joq

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.