E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia në Tiranë ndalon të riun që ‘fluturonte’ në autostradë
Lajme

Policia në Tiranë ndalon të riun që ‘fluturonte’ në autostradë

“Shpejtësi dhe çmenduri”, policia në Tiranë ndalon të riun që ‘fluturonte’ në autostradë

Policia Rrugore në vijim të punës me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur raporton se 11 drejtues ishin nën ndikimin e alkoolit që varionte nga 0.27 mg/l e deri në 0.44 mg/l tek rruga Ferit Xhajko.

Ndërsa në autostradën Tiranë-Durrës në Qafë -Kashar Policia Rrugore e Tiranës, me Radar ka regjistruar një automjet që qarkullonte me shpejtësi të lartë.

Në një trafik me kaq shumë lëvizje, në kushte të lagështirës në rrugë dhe shumë faktorëve të tjerë dhe të guxosh të qarkullosh me shpejtësi 212 km/orë, kjo është vetvrasje, për drejtuesin e mjetit, por edhe rrezik i madh për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Apeli i policisë

Edhe sasi të vogla alkooli ndikojnë në aftësinë tuaj për të drejtuar automjetin: ulja e reflekseve, reagimi juaj mund të jetë më i ngadaltë kur diçka e papritur ndodh, si afrimi i një makine tjetër, shfaqja e papritur e kalimtarëve.

Keni gjykim të varfër.

Ju mund të keni probleme në gjykimin e shpejtësisë së automjetit tuaj ashtu sikurse edhe të automjetit tjetër.

Ju gjithashtu mund të keni probleme në gjykimin e distancave.

Shikim dhe dëgjim në gjendje jo të mirë.

Pas konsumimit të alkoolit, ju mund të mos shikoni afrimin e një automjeti nga një rrugë anësore apo të kalimtarëve që kalojnë rrugën. Gjithashtu mund të mos dëgjoni kambanat paralajmëruese apo borinë e një makine tjetër.

Koordinim i varfër

Ju mund të keni probleme në kryerjen e më shumë se një veprimi në një kohë. Veçanërisht në raste urgjence.

Ndjenja jo të forta besimi

Pas konsumimit të alkoolit, ju mund të ndiheni më i sigurt në vetvete, por në fakt ju do të jeni më pak të aftë për të përballuar ngjarje të papritura. Ju mund të merrni përsipër rreziqe të cilat nuk do t’i merrnit në gjendjen normale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.