E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia nuk po merret vetem me makinat luksoze
Lajme

Policia nuk po merret vetem me makinat luksoze

Më shumë se një kontroll mbi makinat luksoze të personave të dyshuar, Policia e Shtetit po ushtron një kontroll të tipit “kap ça të kapësh” (KÇK) dhe kjo duket edhe nga video. Në videon e shpërndarë nga vetë Policia shihet se kontrollit të imtësishëm i nënshtrohen edhe automjete me mbi 10-15 vjetërsi, që kanë një çmim të ulët në treg, e megjithatë reklamohen si automjete luksoze.

Shërbimet e Policisë, FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore po ushtrojnë prej 4 ditësh kontrolle mbi automjete dhe persona me precedent kriminal, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, i janë nënshtruar kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit mbi 140 automjete luksoze dhe për një pjese të tyre vijon verifikimi i dokumentacionit. Gjithashtu janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Megjithatë, nuk bëhet me dije se sa prej këtyre automjeteve janë sekuestruar dhe ndonëse ndonjë person është çuar për ndjekje penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.