E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia prangos  dy vëllezërit nga Lezha
Publik News

Policia prangos dy vëllezërit nga Lezha

 

droge

Dy vellezer jane vene ne pranga ne Lezhe. Policia njofton se ka goditur një tjetër rast te veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, duke sekuestruar lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të vogla gati për shitje, si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

 

 

“Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K.Gj., 20 vjeç dhe E.Gj., 22 vjeç, banues në Lezhë”, njofton policia.

Dy vellezerit ishin vene nen mbikeqyrje mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, kanë ushtruar kontroll ndaj tyrë në lagjen “Besëlidhja” Lezhë.

NJOFTIMI

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy vëllezër shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, kanë ushtruar kontroll ndaj tyrë në lagjen “Besëlidhja” Lezhë.
Si rezultat i kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 37 doza të vogla, gati për shitje si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të veprimeve Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K.Gj., 20 vjeç dhe E.Gj., 22 vjeç, banues në Lezhë

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.