E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia refuzon kërkesën e Berishës për zhvillimin e protestës në 6 dhjetor: Cenim i sigurisë kombëtare
Lajme

Policia refuzon kërkesën e Berishës për zhvillimin e protestës në 6 dhjetor: Cenim i sigurisë kombëtare

Policia e kryeqytetit ka refuzuar kërkesën e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha për të zhvilluar protestë në Tiranë më datën 6 Dhjetor në të njëjtën ditë kur do të zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Në shkresën e policisë drejtuar Partisë Demokratike thuhet se në kuadër samitit në vendin e njoftuar për mbajtjen e tubimit janë marrë masa për ruajtjen e sigurisë dhe çdo organizim i kësaj natyre përbën rrezik për sigurinë.

Policia ka bwrw me dije se wshtw e gatshme tw organizojw mbarwvajtjen e çdo tubimi jashtw perimetrit tw caktuar.

Perimetri i sigurisë i lajmëruar nga policia:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” përfshirë sheshin “Nënë Tereza”.

Rruga “Gjergj Filipi” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri tek kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II”.

Rruga ” Lek Dukagjini” në gjithë gjatësinë e saj.

Rruga “Dervish Hima”, rruga “Sheh Ahmet Pazar”, rruga “Faik Konica”, rruga “Skerdilajd Llagar –

Rruga “Papa Gjon Pali II” në gjithë gjatësinë e saj, rruga Asim Zeneli, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Jul Variboba”, rruga Fatmir Haxhiu”.

Rruga “Ismail Qemali”, nga rruga e “Elbasanit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.