E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia sekuestron 23 kamera të tjera në tre qytete
Publik News

Policia sekuestron 23 kamera të tjera në tre qytete

Policia e Shtetit ka finalizuar aksionin e radhës në kuadër të operacionit të koduar “Fijet” në disa qytete të vendit ku janë sekuestruar 23 kamera të tjera.

329023733_443306011263493_4154217576029717850_n

Aksioni është shtrirë në Korçë, Vlorë dhe Durrës ndërkohë që janë vënë nën hetim 13 persona.

“Policia e Shtetit, 24 orë në terren, për të goditur krimet me objekt korrupsionin, mashtrimin, kontrabandën, vjedhjet dhe narkotikët.

Aksioni i radhës i planit operacional “Fijet” sekuestroi 23 kamera të tjera që cënonin jetën private të qytetarëve në Korçë, Vlorë dhe Durrës. Për këtë paligjshmëri, u iniciuan hetimet ndaj 13 shtetasve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.