E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia pranga  mësuesit  Agron Bego pas denoncimit të nxënëses
Publik News

Policia pranga mësuesit Agron Bego pas denoncimit të nxënëses

Pas denoncimit te bere nga një nxënëse e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, per ngacmimin seksual nga ana e profesorit të muzikës, Agron Bego, reagon policia.mesuesi fier “Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier”- ben me dije policia. Sipas njoftimit te bere sot, policia thekson se “Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale. Rasti është denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, ku profesori ofrohet ta ndihmojë vajzën me mungesat, në këmbim të intimitetit. Madje profesori Agron Bego thotë, se vajza nuk duhet të bëjë seks me bashkëmoshatarë, se ata nuk dinë të bëjnë seks.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.