E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia Ushtarake zbret në terren: Mbyllen e baret e restorantet
Publik News

Policia Ushtarake zbret në terren: Mbyllen e baret e restorantet

Policia Ushtarake ka zbritur në terren këtë mbrëmje, për të kontrolluar nëse janë mbyllur baret dhe restorantet, sipas urdhrit të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Makina e Policisë Ushtarake kanë zbarkuar në Tiranë e Durrës, dy qytetet për të cilat është dhënë fillimisht urdhri. Gjithashtu në disa zona të qytetit janë ngritur postblloqe për të kontrolluar makinat me targa të huaja.

Sipas urdhrit të qeverisë, të gjithë ata që kanë ardhur nga Italia duhet të vetëkarantinohen dhe nëse e nuk veprojnë sipas urdhërit, do të dënohen me 5 mijë euro gjobë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.