E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia zbardh detajet e grabitjes me forcë e makinës së ‘Security’
Publik News

Policia zbardh detajet e grabitjes me forcë e makinës së ‘Security’

Policia e Tiranës thotë se persona të paidentifikuar ende kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit. Por më pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Tiranë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonēn ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes

Grabitet një makinë e ‘Security’ në autostradën Tiranë-Durrës, detajet e para

Një grabitje ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Tiranë-Durrës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se është grabitur me forcë një makinë e “Security Spartan”, në dalje të Megategut.

Në momentin e grabitjes, në makinë ka qenë një punonjës i security dhe një i Megatek.

Ndërkohë, makina është gjetur e braktisur në rrugën dytësore, disa kilometra larg “Megatekut”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.