Policia zbardh detajet pas të shtënave me armë në Shkodër
Disa të shtëna me armë u regjistruan mbrëmjen e sotme në Shkodër. Policia ka dhënë detajet e para mbi këto të shtëna që kanë alarmuar banorët në lagjen “Guerrile”.
Sipas bluve, është qëlluar me armë zjarri në ajër rreth orës 20:05 nga një person ende i paidentifikuar.
Nga kjo ngjarje fatmirëisht nuk ka persona të plagosur. Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po punon për identifikimin e autorit.
“Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


