Policia zbardh ekzekutimin e Taulant Gjikajt në Vlorë, arrestohet biznesmeni me dy emra dhe shpallet në kërkim një tjetër, del FOTO e kallashit në makinë
Policia ka dhënë njoftim zyrtar për ekzekutimin e 31-vjeçarit Taulant Gjikaj në Vlorë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, në lagjen “Bashkimi”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford”, me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion shtesë
Policia e Vlorës kap dhe arreston në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 31-vjeçarit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasi:
H. J., 44 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford”, me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov.
Ky shtetas, sot, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit T. GJ., 31 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



