E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia zbardh të vërtetën e ngjarjes në Shkodër: Pati shkëmbim zjarri pas…
Publik News

Policia zbardh të vërtetën e ngjarjes në Shkodër: Pati shkëmbim zjarri pas…

Policia e Shkodrës duket se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e shkuar në këtë qytet ku mbetën të plagosur dy vëllezërit.Shtetasit Marjan Doçi 23 vjeç dhe Hoten Doçi 30 vjeç u arrestuan në kushte spitalore ndërsa ndodhen të shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Policia sqaron se midis tyre dhe autorit të dyshuar, shtetasit Besmir Perkolaj ka pasur shkëmbim zjarri pas një sherri të ndodhur në një lokal midis tyre.

Vëllezërit kanë mohuar ndërkohë që të kenë pasur konflikt, duke theksuar se nuk e njihnin autorin dhe se nuk kishin pasur konflikte.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga dy vëllezërit Doçaj që mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme gjatë një konflikti me armë zjarri.

Shpallet në kërkim autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bardhaj, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. D., 26 vjeç dhe H. D., 31 vjeç,  banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi B. P., 29 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Nga veprimet hetimore rezultoi se:

Më datën 20.03.2021 rreth orës 19.30, në fshatin Bardhaj Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit M. D. dhe H. D. kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B. P. i cili i është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri automatik,  ku për pasojë mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën  dy vëllezërit ndërsa shtetasi B.P., u  largua  nga vendi i ngjarjes dhe u shpall në kërkim.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B.P.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale që shërbejnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe mjeti tip Audi, i shtetasit M.D.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasve M. D. dhe H. D. për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, ndërsa për shtetasin B. P. për veprat penale të “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.