E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia zbulon 15 ark me fishekë luftarakë e granata
Publik News

Policia zbulon 15 ark me fishekë luftarakë e granata

Policia e Elbasanit zbardh detaje te tjera nga zbulimi i nje arsenali me fisheke luftarake dhe granata qe sekuestroi dje prane nje magazine.

“Në vijim të punës për identifikimin e autorit që kishte fshehur arsenalin me fishekë luftarakë e granata, të cilat i gjeti Policia e Elbasanit mbrëmjen e djeshme, u procedua penalisht, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasi: B. C., 38 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan”.

Sipas policise, falë bashkëpunimit me qytetarët në fshatin Godolesh, në vendin e quajtur Prita, pranë magazinës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 15 arka me fishekë luftarakë, si dhe dhe 12 granata defensive.

Nga veprimet e para hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se arenali eshte hedhur ne kete zone, piketisht nga shtetasi qe eshte vene ne hetim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.