E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia zvicerane dhe BKH kontroll në  banesën e Arben Ahmetaj në Zvicër
Lajme

Policia zvicerane dhe BKH kontroll në banesën e Arben Ahmetaj në Zvicër

Oficerë të BKH në bashkëpunim me oficerë të policisë zvicerane, kanë kryer kontrolle në shtëpinë ku qëndron Arben Ahmetaj.  Ky i fundit ndodhet në pritje të procedurave të azilkërkuesit.

Arben Ahmetaj u shpall në kërkim ndërkombëtar në 24 korrik të vitit të kaluar. Pas konfirmimit për mosgjetjen e tij brenda vendit, SPAK dërgoi shkresë Interpol Tiranës për kërkimin e tij jashtë Shqipërisë./vna

Bashkë me të u shpallën në kërkim ndërkombëtar dhe pronarët e kompanive fituese të tenderave të inceneratorëve, Stela Gugallja, Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, vendndodhja e të cilëve nuk dihet.

Gjatë një interviste televizive Ahmetaj pranoi se ishte në pritje te procedurave për azil në Zvicër ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ai është gjendur në banesë në kohën që policia zvicerane dhe oficerët e BKH kanë kryer kontrollin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.