Policja që humbi gishtat jeton me qira dhe babain pa punë
Protesta që u mbajt sot nga banorët e Unazës së Re degradoi në dhunë dhe përleshje me policët ku një prej tyre humbi 4 gishtat e njërës dorë .Ina Nuka, 26 vjeç, e lindur në Peqin, e diplomuar me nota të shkëlqyera në Universitetin e Sporteve të Tiranës ku ka mbaruar studimet master për shkencat e lëvizjes.
Ina jeton e vetme në një shtëpi me qira. Babai e ka pa punë. Nëna e saj është ekonomiste ndërsa vëllain e ka emigrant në Gjermani.

Kolegët e saj të Forcave të Posaçme “Shqiponjat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë shprehur se Ina është një vajzë të shkëlqyer, e përkushtuar dhe me ëndrra për të ardhmen.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



