Politologu i njohur : Qeveria nuk ka punuar për një Shqipëri europiane, nuk ka vizion ekonomik
Kalemaj tha se gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama ndaj deputetit të Bundestagut është e rrezikshme për të ardhmen e vendit.
‘U orkestrua një sulm afërm mediave qeveritare, duke e sulmuar si i lidhur me Kremlinin, deklarata qesharake për një deputet të një niveli të tillë. Po tu referohemi deklaratave të tij, ato shprehnin një lloj kushtëzimi nëse çelet në qershor. Rama do të shkojë në Berlin të mërkurë, dhe pritet që të marrë dritën jeshile, për të hequr dhe skepticizmin gjerman.
2030 mund të jetë momenti kur Shqipëria mund të bëhet pjesë e BE-së. Në pamje të parë politika do të hyjmë në BE. Por hyrja në BE do të thotë më shumë llogaridhënie, më pak korrupsion, më pak konçensione, më pak kapje të administratës dhe kufizim pushtetet. Në Ballkan ekziston autoritarizmi, por Mali i Zi ka ecur shumë përpara me Shqipërinë, ka bërë hapa të mëdha në ekonomi.
Sepse në Shqipëri ka munguar vizioni për zhvillim ekonomik. Nga njëra ana qeveria thotë ne kemi model turizmin, por si mund të kesh model turizmin kur jep konçensione për HEC-e. Pra ne po shkatërrojmë ekosistemin. Të gjitha këto tregojnë mungesë të plotë vizioni. Taksat dhe tatimet po rriten çdo moment, dhe të gjitha paratë po ua japim oligarkëve.
Goditja sistematike e shtresës së mesme dhe zgjerimi i shtresës së varfër dhe krijimi i oligarkisë asaj kriminale më shumë, do të na çojë në largimin e shqiptarëve, ose do të na çojë drejt një lloj revolte siç ndodhi me protestën e Kukësit.
Mendoj se është arritur një lloj trysnim, e cila mundohet të bojatiset nëpërmjet një propagande të cilat kryeministri mundohet ti kontrollojë’, deklaroi Kalemaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



