E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PORTRET/Tummy Duckworth thjesht shpirti i sakrificës përtej të pamundurës
Bota

PORTRET/Tummy Duckworth thjesht shpirti i sakrificës përtej të pamundurës

Sonila Meco

Edhe një herë për motivimin:

Tummy Duckworth

Senatore e Ilinoisit.
Ish kolonele e ushtrisë amerikane.
Ish pilote helikopterësh, ish veterane e luftës në Irak, ku përgjatë një sulmi humbi të dyja këmbët dhe dëmtoi rëndë krahun e djathtë.
50 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, një vajze katër vjeçare dhe një djali disamuajsh.
Gruaja e parë, që sjell në jetë një fëmijë teksa është anëtare e senatit, duke siguruar miratimin e rregullit të ri për lejimin e ushqimit me gji gjatë seancave të votimit në senat.
E para grua me aftësi të kufizuara në Kongresin amerikan.
Kur i kërkojnë mos e shfaqë aq shpesh karrigen e saj të pumundësisë fizike, shprehet se nuk ka ndërmend ta zhdukë. Pjesë e një jete të jetuar plotësisht, shenjë e kurajos së saj, e fituar si çdo medalje, që askush nuk i kërkon ta heqë prej qafe.
Dhe kur e pyesin, se a ndjen ndonjëherë lodhjen në kufijtë e braktisjes së politikës dhe angazhimit publik, pohon e bindur se edhe zvarrë do tërhiqet për ta bërë punën e saj.
Pas kësaj, me sfidimin kaq hapur të çdo mendësie e paragjykimi, një nënë në të 50-at, pa të dyja këmbët, në fushata e arena energjie dhe përkushtimi, si do t’i ripërkufizojë secila nga ne gratë ato, që rëndom quajmë pamundësi, sakrifica, fatkeqësi dhe padrejtësi?
Dhe a ka luftë, që nuk fitohet edhe kur ke fatin, rrethanat, biologjinë, mentalitetin dhe rregullat jo në favor?
Sa për një shkundje e ripërmbledhje veteje kjo foto

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.