E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PPE – maxhorancës: Zbatoni ‘5 qershorin’ siç ratë dakord, ndryshimet e njëanshme ndikojnë në hapjen e negociatave
Publik News

PPE – maxhorancës: Zbatoni ‘5 qershorin’ siç ratë dakord, ndryshimet e njëanshme ndikojnë në hapjen e negociatave

Partia Popullore Europiane, në mbledhjen e asamblesë së zhvilluar me videokonferencë, për të diskutuar çështje të ndryshme të Ballkanit dhe Europës, ka përmendur dhe ndryshimet kushtetuese që po bën mëxhoranca përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një deklaratë zyrtare, grupi i PPE ku bën pjesë dhe PD, ka thënë se Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhej të zbatohej siç ishte rënë dakord.

Sipas tyre ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit.

Deklarata e plotë

PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhej të zbatohej siç ishte rënë dakord. Ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. EPP nxit autoritetet të përmbahen nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale siç është zotuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.