PPP e qeverisë dhe ‘Hajde Misra të Pjekura”
Ora 8.45 e sabahut. Sapo u ulëm në një kafe në breg të detit, një det jo shumë larg Tiranës me pak koste udhëtimi. Morëm nga një kafe.
Pa hapur akoma shishen e ujit ja mbërriti një fëmijë në tavolinë. Në dorë kishte një kovë plot me misra te pjekur. I kishte vendos vertiaklisht që kova të nxinte sa më shumë. Hajde misra, misra të pjekur….
Nuk duam i thashë dhe ju turra kafes së zezë ashtu si misrat
Ora 9.17
Morëm çadër. Nisëm të instaloheshim por akoma pa marrë frymë mirë mbërriti tjetri. “Hajde Misra”, e na shikonte me merzi. Hajde Misra….
Nxora lekët e bleva dy copë. Hajde pas dy oresh sërish i thashë. Ai qeshi e iku në drejtim të jugut të plazhit, duke thirrur, “Hajde Misra”.
Kur ja behu tjetri nga veriu i plazhit, “Hajde Misra”. Paskan pjekur gjithë natë thashë me vehte e sot që në mëngjes ka plas konkurenca.
Varfëria… nuk të lë shteg për të menduar gjatë, me ç’të mundeh e si të mundesh kur shteti mungon ose shteti ka ik për lesh misri…
U ula në një shezlong me mendjen tek misrat qe sapo kisha blerë. Vendosa ti fus në çantë që të tjerët që do vinin të mos i shikonin, e të kishin shpresë se unë do të bleja diçka.
Hapa telefonin e po shikoja lajmet. Qeveria kish nisur procedurat për një PPP të re. Partneritet Publik Privat eshtë shpikja e rilindjes për të vjelur paratë e shqiptarëve si rrushin në vjeshtë atëherë kur piqet mire e për ta bërë ose “verë ose raki”….diku në parajsat fiskle të botës.
Pa kaluar as 30 minuta mbërriti një tjetër shitës misrash, me një ndryshim të vogel, ai kishte edhe misra te pjekur edhe misra të zier.
Hajde misra te pjek dhe të zier bërtitse ai me një zë mengjesi. Mbante në dorë dy tasa të mëdhej plastikë dyngjyresh dhe të mbyllur mirë.
Të marr ndonjë të zier thashë me vehte e ta provojmë. I bëra me dorë por ai ishte nisur edhe pa ngritur dorën unë. Hapi tasin e të pjekurve.
Jo jo i thashe dua të zier.
Bleva dy copë. Kishin të njëjtin çmim me ata të pjekurit. 50 lekë.
Se ai te parkingu i kishte 60 lekë një misër të pjekur i thashe unë.
Po ata abuzojne pak, më tha femija reth 15 vjeçar dhe iku i qetë se e kishte dërrmuar konkurentin e tij në bzines.
U bënë katër misra të blerë, dy të pjekur e dy të zier. Nisa të ha të pjekurin e shikoja telefonin për lajmet e fundit. Sëmundje profesionale.
Sërish lajme krize. Protestat e opozitës nuk do të ndalen, qeveria në të sajën kishte fituar votimet e 30 qershorit, se vetem ajo kishte qenë pjesmarrëse me rilindjen dhe ca partiçka. Dhe ironia është se po hapin edhe ndonje kuti se mos ndonjë nga të rilindjes ka vjedh noj votë…..kulmi i hipokrizisë dhe talljes.
“Hajde Misra dëgjoj sërish, kësaj here nga pas. Po de i them unë. Por hajde pak ma vonë se si kam mabruar akoma këto që bleva. Femija nuk me pa me inat siç të shohin ata që vetëm i refuzon blerjen, ai siç duket duke menduar që kam blerë tani, mund të blej edhe më vonë. Ishte i gëzuar siç duket se isha konsumues misrash. Për atë ishtë nje mundësi blerjeje.
Hodha syte tek telefoni. Tani të vijnë lajmet me të dridhur nga portalet. E hapa. Qeveria në krizë ekonomikë. Normal thashë. Si ka me qenë pa krizë kur nuk ka kokërr investimi të huaj, asnjë investim serioz. Kanë 6 vjet që lyejnë e lajnë vetëm fasadët e bëjnë shperlarjen e trurit të popullit.
Misraxhiu tjetër e pa që në njërën dorë kisha misrin e në tjetrën telefonin e kur u afrua tek çadra nuk thirri “Hajde Misra”.
Unë nga inati e grrica. Pse nuk thua “Hajde Misra”.
Po ti ke blerë, më tha.
Ti bëj punën i thashë, e unë do ta bëj timen….
Iku duke qeshur.
Telefoni po dridhej serish. Lajm i fundit. Rruga Milot – Balldren me koncesion ose PPP.
Misri i pjekur ishte ftohur. Vendosa të marr të zierin e ta provoj. Të na rrojnë PPP-të që do e marrin ne qafë këtë vend. Avash avash jo vetëm femijët do të shesin misra por edhe ata që i pjekin në shtëpi do të dalin bashkë me femijët me kova në dorë. “Hajde Misara”
Mendimin ma keputi në mes një burrë thinjosh me disa qese në dorë. Hajde kokshka, thërriste ai.
Une nuk prita asnjë sekondë, me jep tre qese.
Erdhi i qetë mi la në dorë mori lekët dhe iku.
Aspak i inatosur, punonte që të jetonte. Ditë misrash sot…
Telefoni u dridh sërish. Lajm i fundit. Kutitë e hapura në Lezhë janë të pastra, janë bio, nuk është vjedh asnjë votë, nuk është hedh në kuti asnjë votë tepër, as mangut, të gjitha janë plotësuar mirë. në rregull, me një ngjyrë, me një stilolaps, me një mendje…..të rrojë demokracia….e msirit.
Kokoshkat i vura në një mintavolinë. Era po sillte rërë dhe i mbylla mirë qeset që të mos mbusheshin.
Sërish telefoni. Tani e kishtë radhën Spiropali, e patë tha ajo. Lezha ishte Bio si “Skenderbeu inë”. Zot kush na qeveris thashë me vehte dhe vendosa që telefonin ta fik fare.
Të jetojmë ditën e misrave me mirë, edhe me pak det, se sa të shikoj marrzitë e pafundme të rilindjes që do të mbajë me ç’të mundet atë që nuk i takon, pushtetin, me të cilin e çoi qytetarin të presë duke fërkuar duart pjekjen e misrit në parcelë që me pas ta marrë e ta pjekë serish por kësaj here në prush apo zgarë, ta ziejë apo ta bëjë kokoshka, e ta shese nëpër plazhe, rrugë, lulishte, korridore e ku të mundet për bukën e gojës.
Një gjëje ja ka arritur qeveria e PPP-ve e ka kthyer popullin e vet në një Popull që Pjek Misra, ose në një PPM.
Edhe Migjeni i madh do të ishte jashtë mode këto kohë…..
Eshte ora 15. 45 e pasdites dhe deri tani më kanë kaluar me blerje e pa blereje me thirrje e pa thirrje 47 shitsa Misrash afër vendit ku isha ulur. Edhe për drekë nuk kisha nevojë të haja noj gja, u ngopëm me misra…. në diktaurë misrat për lopët i përdornin. Kurse kjo qevria e jonë me verfërinë që po u krijon shqiptarëve ua imponon edhe ti pjekin edhe ti hanë.
Lajmi i fundit: protesta e radhës e opozitës është…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



