Pranga 5 adoleshentëve në Tiranë për euro false
adoleshentë janë arrestuar nga policia ne Tiranë, pasi hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara.
Policia ka njoftuar se në pranga ranë E. P., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç, L. K., 17 vjeç, Xh. Ç., 17 vjeç dhe A. H., 16 vjeç, nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”. Djemtë blinin kartëmonedha të prerjes 50 euro false në internet dhe më pas i hidhnin ato në treg, duke blerë artikuj të ndryshëm në dyqanet e Tiranës.
Blutë sekuestruan një sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 euro, të dyshuara të falsifikuara.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



