E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pranga 5 kambistëve në Shkodër, policia jep detajet: Paratë e sekuestruara i përdornin për…
Lajme

Pranga 5 kambistëve në Shkodër, policia jep detajet: Paratë e sekuestruara i përdornin për…

Pese persona u vune ne pranga në Shkodër pas operacionit te koduar “Kambistët”, në kuadër të planit të posaçëm kundër informalitetit. Në pranga rane 5 kambistë, 2 të tjerë u proceduan penalisht.

 

 

“Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, mbas hetimeve me metoda speciale, për veprat penale ”Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare” dhe “Fshehja e të ardhurave”, finalizuan operacionin “Kambistët”.

Në kaudër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

B. D., 60 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

A. Q., 54 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

L. G., 46 vjeç, banues në Kozmac, Bashkia Vau i Dejës, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

Y. B., 57 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

M.B., 56 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

Gjithashtu u proceduan edhe shtetasit P. M. dhe R. R.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi parash që këta shtetas e përdornin për të kryer këmbimin valutor në mënyrë të kundrërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.