E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prangoset inspektori i Hetimit Tatimor Z. Pjeshka
Lajme

Prangoset inspektori i Hetimit Tatimor Z. Pjeshka

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga një inspektor të Hetimit Tatimor, i cili i ka kërkuar rryshfet një personi, që të mos i vinte gjobë.

Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u arrestua në flagrancë shtetasi Klodjan Pjeshka, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor, pasi më datë 08.03.2018, rreth orës 14:00, në Rrogozhinë, duke shpërdoruar detyrën, për mosndëshkimin me gjobë, dyshohet se i ka kërkuar 20.000 lekë të reja, shtetasit K. V., 56 vjeç, banues në Lushnje.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit Klodjan Pjeshka, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.