E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prej  ditësh po digjet  masivi pyjor në Fier, vatrat e zjarrit mbeten aktive në Pishporo
Lajme

Prej ditësh po digjet masivi pyjor në Fier, vatrat e zjarrit mbeten aktive në Pishporo

Vatrat e zjarrit në masivin pyjor të zonës së mbrojtur në Pishporo të Fierit vijojnë të jenë aktive. Aktualisht në terren janë aktive rreth 30 vatra zjarri për neutralizimin e të cilave janë të angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, efektivët e forcave të armatosura, forcat e AdZM, 50 forca mbështetëse të bashkisë dhe dy buldozerë që po hapin rrugët në pyllin e dendur për të mundësuar ndërhyrjen e forcave operacionale.

Sipas prefektit Lefter Shehaj, vatrat vijojnë të jenë aktive, me intensitet më të ulët gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që ato riaktivizohen herë pas here të favorizuara nga era e fortë, duke u përhapur në zona të ndryshme sipas drejtimit të erës. Mësohet se falë angazhimit të strukturave operacionale është siguruar mbrojtja e banesave, njësive ekonomike, parcelave me pemë e ullishte në kufi të zonës pyjore.

Zjarri masiv i pesë ditëve të fundit është konsideruar katastrofë mjedisore, jo vetëm për shkak të sipërfaqes së konsiderueshme të prekur nga vatrat e zjarrit, por edhe për ndotjen e ambientit në të gjithë zonën e mbuluar nga tymi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.