E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prej muajsh pa paga, punonjësit e transportit publik ‘paralizojnë’ Prishtinën
Bota

Prej muajsh pa paga, punonjësit e transportit publik ‘paralizojnë’ Prishtinën

Protesta e punëtorëve të Trafikut Urban në Prishtinë vijon edhe sot, për shkak të disa muajve të papaguar nga komuna.

Punëtorët kanë bllokuar njërën nga korsitë e rrugës Agim Ramadani, e cila çon drejt objektit të komunës, ku po zhvillohet protesta.

Të hënën, ata fillimisht u drejtuan drejt ndërtesës së Komunës së Prishtinës dhe më pas, së bashku me kryetarin Përparim Rama, u zhvendosën pranë objektit të Qeverisë.

Edhe pse patën një takim me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, nuk arritën të gjenin një zgjidhje për kërkesat e tyre, duke lënë situatën ende të pazgjidhur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.