E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenca: Hipokriti iu lut në gjunjë e me lot në sy Presidentit…
Lajme

Presidenca: Hipokriti iu lut në gjunjë e me lot në sy Presidentit…

TIRANË – Lufta mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës është thelluar edhe më tej.  Presidenca reagoi sot ashpër ndaj deklaratave të kryeopozitarit, të bëra dje gjatë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku akuzonte Ilir Metën se ” kishte çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës me sjelljen e tij gjatë fushatës”.

Këshilltari i Presidentit, Tedi Blushi e cilëson Lulzim Bashën “kryetari kukull i PD, si dhe kontribuuesin kryesor të Rilindjes”.

Ai shkruan se Basha, që gjoja do përmbyste me dhunë regjimin në mitingun e 8 qershorit 2019, iu lut në gjunjë dhe me lot në sy Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anuluar zgjedhjet vendore se nuk i kontrollonte dot më njerëzit dhe se mund të kishte gjakderdhje.

“Përsëri Kryetari kukull, me porosi të padronit të tij, në shëtitjet mediatike të komisionuara, u përpoq të provokonte Presidentin e Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për të shfajësuar vetveten nga të gjitha greminat drejt të cilave e çoi opozitën nga 17 maj 2017 deri më 25 prill 2021.

Si Kontribuesi kryesor i Rilindjes, me KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të Tij madhore:

 1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;

 2. Bojkoti i reformës në drejtësi;

3. Djegia e mandateve të deputetëve;

 4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;

që sollën kapjen totale të shtetit, tashmë i vendosur të bojkotojë edhe Kuvendin e demokratëve nga pamundësia e ballafaqimit me ta, kërkon shpëtim duke kërkuar në mënyrë të mjerë të spostojë vëmendjen nga një tjetër krizë shumë e rëndë, ku e ka zhytur sërish opozitën.

Hipokriti, që gjoja do përmbyste me dhunë regjimin në mitingun e 8 qershorit 2019, iu lut në gjunjë dhe me lot në sy Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anulluar zgjedhjet vendore se nuk i kontrollonte dot më njerezit dhe se mund të kishte gjakderdhje.

Presidenti Meta në vlerësim të interesit publik dhe për të shmangur çdo përplasje, mori një vendim shumë të vështirë, për shfuqizimin e datës dhe për t’i dhënë mundësinë opozitës të përfshihej në një datë tjetër.

Por Hipokriti, që paska qenë në krah të Presidentit të Republikës, as nuk denjoi të regjistrojë PD në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit 2019, sepse kështu i interesonte Rilindjes, për t’i thënë botës, që Presidenti ia fut kot se PD nuk do zgjedhje.

Kryetari, kukull ka qenë, është dhe do të mbetet i tillë, deri në fund, dhe asnjë spërdredhje, pazar apo mashtrim nuk ja ndryshon dot fundin e paracaktuar si çdo kukulle në politikë”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të presidentit.

Çfarë deklaroi Lulzim Basha

Një ditë më parë, në intervistën që dha për Zërin e Amerikës, Basha tha se si President Meta ka mbajtur qëndime të drejta në mbrojtje të Kushtetutës, por si politikan ai shkatërroi fushatën e opozitës dhe të LSI-së në veçanti duke çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës.

 “Nuk ka qenë Presidenti Meta i përfshirë në “trekëndëshin e Bermudës”. Ndaj Presidentit dhe qëndrimeve të tij të drejta në raport me Kushtetutën ne kemi mbajtur qëndrime të qarta mbështetëse, madje më shumë se LSI-ja.

Ka qenë Ilir Meta pjesë, personi Ilir Meta, i cili nëse më pyesni, dy javët e fundit të fushatës ka qenë aseti më i madh i Edi Ramës, shkatërruesi i fushatës në bindjen time, të LSI-së në veçanti në disa zona elektorale nga Vlora në Elbasan dhe në veçanti në javët e fundit me qëndrimet e tij, ka çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës.

Pra, kur përmend “trekëndëshin e Bermudës”, përmend personin Ilir Meta, politikanin Ilir Meta dhe jo institucionin e Presidentit të cilit i kemi dalë në krah sa herë ka qenë në krah të kushtetutës. Por, për sa i përket pjesës tjetër mund të flasim gjatë. Jam i sigurt që do ketë akuza e sulme të shumta.

Kalërimi i kulturës së linçimit, gënjeshtrave, spekulimeve të ndodhura këto dy muaj është gjëja më e thjeshtë, por edhe unë jam i qartë, i vendosur dhe më i fortë se kurrë nga forca e demokratëve për të qëndruar përballë çdo trekëndëshi dhe çdo kombinimi interesash personale të një grushti sado të fuqishëm por të vogël njerëzish që sot qëndrojnë përballë shumicës së shqiptarëve.

Ne do t’i japim zë shumicës së shqiptarëve, ne do ta çlirojmë shumicën e shqiptarëve nga interesat personale, nga frika dhe hallet personale që mbajnë peng Shqipërinë dhe zhvillimin e saj demokratik dhe perëndimor” – tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.