E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti afgan kërkon ndihmë, ndërsa talebanët kanë marrë qytetin kyç pranë Kabulit
Publik News

Presidenti afgan kërkon ndihmë, ndërsa talebanët kanë marrë qytetin kyç pranë Kabulit

Në një mesazh të regjistruar ku i drejtohej kombit, presidenti afgan Ashraf Ghani njoftoi se nuk do të japë dorëheqjen dhe premtoi një “rezistencë të armatosur” ndaj rebelëve talebanë.

“Në gjendjen ku jemi, puna jonë kryesore është mobilizimi i forcave afgane të sigurisë dhe mbrojtjes. Kam filluar konsultimet që po vazhdojnë me shpejtësi, brenda qeverisë, me udhëheqës politikë, partnerët ndërkombëtarë, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje politike që garanton paqe dhe stabilitet për popullin afgan”, u shpreh presidenti, duke premtuar se nuk do ta lejojë këtë luftë për të krijuar më shumë gjakderdhje.

Sipas mediave ndërkombëtare, SHBA-të i kanë bërë thirrje personelit të shkatërrojë ccdo material të pranishëm në selinë e përfaqësimit të tyre diplomatik, duke përfshirë broshura dhe flamuj që mund të përdoren për propagandë, ndërsa tre mijë marinsa mbërritën nga Uashingtoni me detyrën për të ndihmuar diplomatët dhe amerikanët e tjerë të largohen nga vendi.

Përparimi i talebanëve në Afganistan vazhdon i pandalshëm, duke kontrolluar 18 kryeqytetet krahinore dhe rreth dy të tretat e të gjithë vendit.

Vetëm disa kilometra i ndajnë nga kryeqyteti, Kabul, ku forcat qeveritare gradualisht po dorëzohen, të paafta për të vendosur një barrierë, ndërsa talebanët qëndrojnë në pritje të evakuimit të ambasadave të huaja nga vendi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.