Presidenti dekreton ministrat e rinj, “pezull” 5 emrat që nuk janë deputetë
Krahas firmes ne dekretet per shkarkimin e ministrave qe Rama largoi nga kabineti i tij qeverises, Presidenti Meta ka firmosur kete paradite edhe disa nga dekretet per emerimin e ministrave te rinj.

Keshtu, i pari i shtetit ka dekretuar emerimin e ministres se Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka dekretuar Erion Bracen si numrin dy te qeverise e mandej ministrin Blendi Çuçi dhe Eduard Shalsi.
Pezull, ende pa dekretuar kane mbetur te zgjedhurit e Rames jashte Parlamentit, pra ministrat qe nuk kane mandat deputeti.
Ne faqen zyrtare te Presidences nuk ka ende dekret per ministrat Besa Shahin, Elva Margariti, Anila Denaj dhe Genti Çaka dhe Belinda Balluku.
U dekretuan:
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Erion Braçe, Zv.Kryeministër
Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit
Ende pa dekretuar:
Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë
Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe energjisë
Gent Caka, ministër i Punëve të Jashtme
Besa Shahini, ministre e re e Arsimit
Elva Margariti, Ministre e Kulturës
***
Dekreti per Spiropalin
Presidenti Meta dekreton një ndryshim në dekretin nr. 10604 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”
D E K R E T
PËR NJË NDRYSHIM NË DEKRETIN NR. 10604, DATË 10.09.2017 “PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE”
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Në dekretin nr. 10604, datë 10.09.2017 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, pas pikës 15, shtohet pika 16 me këtë përmbajtje:
16. Zonja Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11037
Tiranë, më 05.01.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS/ ILIR META
Dekreti per Braçen
Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Erion Braçe, Zëvendëskryeministër
D E K R E T
PËR
EMËRIM ZËVENDËSKRYEMINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6171 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 15 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Erion Braçe, emërohet Zëvendëskryeministër.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11034
Tiranë, më 05.01.2019
Dekreti per Çuçin
Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6179 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 21 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Blendi Çuçi, emërohet ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11035
Tiranë, më 05.01.2019
Dekreti per Shalsin
Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6175 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 22 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Eduard Shalsi, emërohet ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11036
Tiranë, më 05.01.2019
Ministrat që u larguan:
Senida Mesi, Zv.kryeministre
Arben Ahmetaj, Ministri i Financave
Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe energjisë
Ditmir Bushati, Ministër i Jashtme
Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit
Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Sonila Qato, ministre e Sipërmarrjes dhe Biznesit
Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës
Ministrat që i zëvendësuan:
Erion Braçe, Zv.Kryeministër
Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë
Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe energjisë
Gent Caka, ministër i Punëve të Jashtme
Besa Shahini, ministre e re e Arsimit
Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit
Elva Margariti, Ministre e Kulturës
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



