E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti gjerman Steinmeier mbërrin në Shqipëri
Lajme

Presidenti gjerman Steinmeier mbërrin në Shqipëri

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nisi të enjten vizitën zyrtare në vendin tonë. Steinmeier u prit me ceremoni shtetërore nga homologu Bajram Begaj.

Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite. Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Në postin e presidentit nga viti 2017, Steinmeier është një nga politikanët më të njohur gjermanë. Ish- ministër i Jashtëm nga viti 2005 deri në 2009 dhe nga viti 2013 deri në 2017, në mes dy mandateve Steinmeier mbajti rolin e liderit të opozitës socialdemokrate.

Mediat gjermane raportojnë se qendër të diskutimeve do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe reformat në fushën ekonomike, administrative dhe gjyqësore.

Në fokus do të jetë edhe lufta kundër korrupsionit, shkruan gazeta e njohur, Frankfurter Allgemeiner Zeitung.

Në prag të vizitës së Steinmeier në Shqipëri, gazeta e njohur gjermane, Tagesspiegel publikoi një reportazh për plagën e rëndë të Shqipërisë, emigrimin masiv të rinisë.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.