E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti i Filipineve sulmon Islandën pas raportit
Bota

Presidenti i Filipineve sulmon Islandën pas raportit

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka filluar një sulm të ashpër ndaj Islandës, duke thënë se ai shpreson që njerëzit e këtij vendit që “hanë akull” të “ngrinë në kohë” dhe duke i quajtur ata hipokritë pas kundërshtimit për luftën ndaj drogës.

 

 

 

Duterte tha se ata lejojnë abortin.

“Islanda lejon therjen e fetusit brenda barkut të nënës deri në 6 muaj,” tha ai gjatë një fjalimi të martën në mbrëmje.

“Islanda nuk ha asgjë, përveç akullit. Të bardhët me të vërtetë nuk kanë turp dhe megjithatë ata më mësojnë se çfarë të bëjmë”.

Në korrik, Islanda propozoi një rezolutë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të KB (UNHRC) për të përgatitur një raport mbi viktimat e luftës së dhunshme dhe të vazhdueshme nga Duterte kundër drogë, e kritikuar shumë nga grupet e të drejtave për vrasjet e saj joligjore.

“Më vjen shumë keq për ju, sa jeni në akull përgjithmonë. Shpresoj të ngrini në kohë”, shtoi Duterte.

Ai gjithashtu shprehu që, si një vend me nivele të ulëta të krimit, Islanda nuk mund ta kuptonte nevojën për një qasje kaq të përgjakshme ndaj drejtësisë penale.

Shefi i të drejtave të KB, Michelle Bachelet miratoi rezolutën, mbështetur nga 18 nga 47 vendet anëtare, dhe tani do të përgatisë një raport gjithëpërfshirës për vrasjet. Islanda u bë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut vitin e kaluar, duke marrë vendin e lirë pasi u braktis nga SHBA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.