E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta: Ka njerëz nën rrënoja, të shpëtojmë çdo jetë
Publik News

Presidenti Meta: Ka njerëz nën rrënoja, të shpëtojmë çdo jetë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një prononcim për mediat nga Thumana, teksa shprehu mesazhe ngushëllimi për familjarët e viktimave, foli edhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

meta

Meta tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është një hap pozitiv.

Presidenti Meta: Do të bëhet një vlerësim total, kjo kërkon kohë sepse nuk mund të shmanget vëmendja nga kërkimi i njerëzve që janë ende nën rrënoja me shpresën dhe vendosmërinë për të shpëtuar çdo jetë që mundet. Pastaj çdo gjë do të bëhet në mënyrë më transparente, si përllogaritja, kjo nga fakti që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Mos u shpall me vonesë gjendja e jashtëzakonshme?

Presidenti Meta: Fakti që është shpallur për të paktën 2 qarqe është një hap pozitiv i angazhimit në këtë drejtim. Reagimi ka qenë i menjëhershëm i jashtëzakonshme nga të gjitha vendet. Me ndihmën e tyre të përfundojmë dhe të kemi një bilanc. Ndihma nga Kosova ishte e shkëlqyer, e konsiderueshme.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.