E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta takim me Fleckestein, ja për çfarë biseduan
Lajme

Presidenti Meta takim me Fleckestein, ja për çfarë biseduan

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me eurodeputetit Knut Fleckestein.

Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, Presidenti Meta shkruan se vetëm reformat  e vërteta me bazë ligjin do ta çojnë drejt BE-së  vendin tonë.

Nuk janë zbuluar detaje të tjera nga takimi mes tyre.

‘Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian’, shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Besohet se një nga temat e diskutimet gjatë takimit  të tyre të ketë qenë edhe mosdekretimi i Sandër Lleshaj në krye të Ministrisë së Brendshme.

Paraditen e sotme, raportuesi i BE për Shqipërinë, Knut Fleckenstein në një konferencë për mediat, tha se ka informacione se Lleshi gëzon një reputacion të mirë dhe se i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në krye të Ministrisë, po Fleckenstein tha më tej se ndoshta Meta ka informacione që ai nuk i di.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.