E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta: Uroj shërim të shpejtë për Profesor Roland Xhaxho
Publik News

Presidenti Meta: Uroj shërim të shpejtë për Profesor Roland Xhaxho

Presidenti Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë Profesor Ronald Xhaxhos, i cili u shtrua sot në Spitalin Infektiv, i prekur nga COVID-19.

Me një shënim në facebook, Presidenti Meta shkruan se në këtë moment mjekët janë më të rrezikuar si askush tjetër, ndërsa bën apel për përgjegjshmëri maksimale.

metaaa

Postimi i plotë:

I uroj shërim të shpejtë Profesor Roland Xhaxho, i cili është shtruar sot në Repartin Infektiv, i prekur nga COVID-19.

Kontributi i tij si reanimator i talentuar dhe novator është evidentuar nga kolegët e tij gjithmonë, e sidomos në këto momente të vështira, kur shërbimet e reanimacionit janë vendimtare për të shpëtuar sa më shumë jetë të rrezikuara.

Ndaj të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri maksimale, jo vetëm për të ruajtur shëndetin tonë dhe familjeve tona, por edhe për t’ua lehtësuar sa të mundemi punën mjekëve dhe personelit tonë shëndetësor që janë në çdo moment të rrezikuar, si askush tjetër

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.