E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Pendarovski pranon humbjen e zgjedhjeve: Maqedonia duhet të jetë republikë multietnike
Lajme

Presidenti Pendarovski pranon humbjen e zgjedhjeve: Maqedonia duhet të jetë republikë multietnike

Kandidati për President, Stevo Pendarovski ka pranuar humbjen dhe i uron punë të suksesshme kundër kandidates nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ndërkohë që akuzoi BDI-në e cila ka bërë thirrje për bojkot.

Pendarovski me këtë rast tha se pavarësisht rezultatit, ai ka ndërgjegjen e pastër dhe pyeti nëse edhe ata të cilët thirrën në bojkot kanë ndërgjegjen e pastër. “E dimë se ka disa raporte për disa parregullsi, por këtë ua lemë organeve kompetente që të mos mbetet asnjë njollë ndaj procesit zgjedhor. I uroj fituesve, u dëshiroj sukses në punë gjatë katër viteve, gjegjësisht 5 viteve të ardhshme.

Koncepti imë për një Maqedoni multietnike të integruar në strukturat euroatlantike nuk gjeti mbështetje tek votuesit, megjithatë unë mbetem në qëndrimin se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë prosperuese. Megjithatë ndërgjegjja ime është e pastër. Por nuk e di nëse e kanë ndërgjegjen e pastër edhe ata të cilët thirrën në bojkot“, deklaroi Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.