E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti ukrainas takon senatorët amerikanë
Lajme

Presidenti ukrainas takon senatorët amerikanë

Bën thirrje që Rusia të njihet zyrtarisht si shtet terrorist: Të bashkohemi kundër krizës ushqimore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua të shtunën me senatorët amerikanë dhe bëri thirrje që Rusia të njihet zyrtarisht si shtet terrorist.

“Kam zhvilluar bisedime me një delegacion senatorësh amerikanë të kryesuar nga Mitchell McConnell. Unë besoj se kjo vizitë tregon edhe njëherë forcën e mbështetjes dy partiake për shtetin tonë, forcën e lidhjeve midis kombeve ukrainase dhe amerikane”, u shpreh ai.

Në takim u diskutua edhe për mbështetjen e SHBA për Ukrainën dhe shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Unë shpreha mirënjohjen për vemdimin historik për të rinovuar programin e qirasë së huasë. Kam bërë thirrje zyrtare për njohjen e Rusisë si shtet terrorist”, tha ai.

Presidenti ukrainas foli gjithashtu në fjalimin e tij për çshtjen e sigurisë ushqimore. “Gjithnjë e më shumë vende në mbarë botën po kuptojnë se Rusia, duke bllokuar Detin e Zi për ne dhe duke vazhduar këtë luftë, vë dhjetëra vende të tjera në rrezik të një krize çmimesh në tregun ushqimor dhe madje edhe urisë”, tha Zelensky.

“Ky është një tjetër nxitje për koalicionin tonë kundër luftës që të veprojmë së bashku më me vendosmëri”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.