E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Presionet nga autoritetet e Kosovës nuk e pengojnë punën e Gjykatës Speciale”
Lajme

“Presionet nga autoritetet e Kosovës nuk e pengojnë punën e Gjykatës Speciale”

Presionet e autoriteteve të Prishtinës për të penguar dhe për të bllokuar punën e Gjykatës Speciale nuk ka dhënë efekt, pasi që në çdo çast pritet ngritja e aktakuzave të para.

“Ngjarjet politike nuk kanë ndikim në punën e zyrës së Prokurorisë Speciale të kësaj gjykate, atë të prokurorit David Schwendiman”, ka thënë zëdhënësi Prokurorisë Speciale, Kris Bennett.

Ai shtoi se organi i ndjekjes në kuadër të kësaj gjykate është një organ jo-politik dhe ka vazhduar punën e saj pa ndikime, mirëpo pa specifikuar se kur do të ngriten aktakuzat e para, transmeton lajmi.net.

Bennett ka thënë për tanjug se Zyra e Prokurorit nuk ka bërë publike datën apo detaje të tjera rreth aktakuzave sepse Prokuroria nuk e komenton fazën e hetimeve për këto çështje.

Disa parti dhe media nga Kosova kanë bërë publike kinse disa emra për aktakuzat e para duke përfshirë edhe udhëheqësit shtetëror, dhe kjo në fund të vitit që lamë pas.

Bennet shtoi se Zyra e Prokurorit Special bashkëpunon me autoritetet e Prishtnës dhe ato të Beogradit, dhe përveç këtyre të dyjave ka bashkëpunim edhe me shtete të tjera në këtë aspekt.

Këshilli Special i Kosovës si dhe zyra e Prokurorit Special të Gjykatës Speciale janë pjesë e sistemit juridik të Kosovës, mirëpo kanë selinë e tyre në Hagë.

Dhomat Speciale të kesaj gjykate do të gjykojnë dhe do të ngrisin aktakuzat e para ndaj të pandehurve të dyshuar për krime lufte ndaj serbëve.

Juridiksioni i tyrë është gjykimi i krimeve të dyshuara kundër njerëzimit, krimet e luftës si dhe krimeve të tjera  të cilët dyshohen se janë kryer duke u bazuar në raportin Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 2011, shkruan lajmi.net.

Në këtë raport, raportuesi special për Kosovën, Dick Marty, kishte shkruar për krimet e pjesëtarëve të UÇK-së kundër popullsisë serbe, ku ishte përfolur edhe për trafikim organesh njerëzore nga këta të dyshuar.

Në bazë të këtij raporti, në shtator të vitit 2011, Bashkimi Evropian vendosi në formimin e një ekipi special hetimor për kryerjen e një hetimi të pavarur mbi dyshimet e ngritura nga ky raport.

Ndërkaq, në vitin 2014 prokurori amerikan, Clint Williamson, i cili ishte në krye të këtij ekipi hetimor kishte bërë të ditur që provat e mbledhura nga këto hetime ishin të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzave të para, mirëpo ishte e nevojshme që të krijohet një institucin special për hetimin dhe zhvillimin e proceseve gjyqësore për këto krime.

Parlamenti i Kosovës në vitin 2014 miratoi ligjin për dhomat e specializuara dhe për zyrën e Prokurorit Special, e cila u forma në dhjetor të vitit 2016.

Këto grupe speciale filluan punën në Korrik të vitit që lamë pas, ndërkaq që do të merren me krimet e dyshuara të kryera gjatë vitevev 1998-2000 në Kosovë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.